Flash News

E-TJERA

Protesta në PD/ Policia shoqëron 25 persona, mes tyre reperin Stresi

Protesta në PD/ Policia shoqëron 25 persona, mes tyre reperin Stresi

Policia ka shoqëruar 25 protestues, mes tyre reperin Arkimed Lushaj(Stresi) lidhur me demonstratën që zhvilluan sot demokratët për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

“Shërbimet e Policisë vijonë veprimet hetimore dhe shoqërimin e personave të përfshirë në veprime të dhunshme dhe shkatërrim të pronës. Deri tani janë shoqëruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë se Partisë Demokratike. Vijojnë veprimet e shoqërimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata akuzohen për nxitje të veprimeve të dhunshme, por Stresi e ka mohuar këtë përmes një statusi në rrjetet sociale. Reperi njihet si simpatizant i ish-liderit Sali Berisha dhe ka marrë shpesh herë pjesë në protestat e opozitës.

Protesta në PD/ Policia shoqëron 25 persona, mes tyre reperin Stresi

Berisha paralajmëroi të tjera protesta, teksa u largua ditën e sotme nga selia blu. Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe dhune. Mbështetësit e Berishës hapën dyert e selisë dhe tentuan të hynin brenda, ndërsa përkrahësit e Bashës iu përgjigjën me gaz lotësjellës.

Më pas në selinë blu shkoi policia, e cila shpërndau turmën me gaz lotësjellës. Ajo bëri me dije se ishte thirrur nga drejtuesit e PD-së. Ndërkohë dëmet, si jashtë dhe brenda selisë janë të konsiderueshme.

Të fundit