Flash News

E-TJERA

Protesta në Shkodër, policia: U plagos një polic i ‘Shqiponjave’, tubimi i paligjshëm

Protesta në Shkodër, policia: U plagos një polic i

Vjen reagimi i policisë së Shkodrës për protestën e zhvilluar paraditen e kësaj së shtune, për vrasjen e Klodian Rashës.

Sipas policisë, Pjesëmarrësit në tubim kanë gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë e për pasojë  është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja.

“Gjatë tubimit të paligjshëm të  zhvilluar sot në orën  11:00, ku pjesëmarrësit  filluan lëvizjen  nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefekturës dhe gjate  marshimit kanë ndaluar ne rrugën Ëillson.

Pjesëmarrësit në tubim  kanë dëmtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim”, shkruan policia

Të fundit