Flash News

E-TJERA

Protesta në Tiranë, policia ngre postblloqe në disa akse rrugore për parandalimin e saj

Protesta në Tiranë, policia ngre postblloqe në disa akse rrugore

Qytetarët shqiptarë do të dalin sërish pasditen e sotme në protestë për vrasjen e  Klodian Rashës. Sot është dita e pestë radhazi ku do protestohet për vrasjen e 25-vjeçarit nga një efektiv i policisë.

Ndërkohë pas pak pritet të fillojë policia, në disa akse kryesore policia ka "blinduar" duke ngritur postblloqet me qëllim parandalimin e hyrjes së qytetarëve në Tiranë për t`iu bashkuar protestës elementeve problematikë që posedojnë sende të forta.

Policia është vendosur në aksin Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë dhe është mësuar se po ushtrohen kontrolle në automjete në të cilat udhëtojnë kryesisht të rinj por dhe furgonë dhe autobusë me pasagjerë.

Të fundit