Flash News
“Kthema adresën”, shqiptarët e Luginës së Preshevës në protestë
As luks, as pushime/ “Corriere della Sera” brenda hotelit ku po qëndrojnë oficerët italianë
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas dy të rinjtë
Zgjedhjet ‘zgjojnë’ Ramën, kujtohet pas 12 vitesh për ndalimin e Marin Memës nga Greqia: Do kërkojmë heqjen e vendimit
Rëndohet bilanci i tragjedisë në Shkodër, ndërron jetë në spital Bashkim Basha
Protesta/ Nga kryeministria, parlamenti, ministritë, cilat institucione do të ruaj policia me masa shtesë
Sot në orën 18:00, opozita pritet të nisë në Tiranë protetën kombëtare e cila fillimisht do të ketë epiqendër bulevardin para Kryeministrisë, e më pas do të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Përballë këtij skenari, policia ka marrë masa shtesë duke pozicionuar dhjetëra efektivë në ruajtje të institucioneve shtetërore, si Kuvendi i Shqipërisë, kryeministria, bashkia e Tiranës, por edhe ministrisë.
Sakaq, mësohet se dyert e kryeministrisë janë veshur me veshje metalike. Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat janë lyer me graso në mënyrë që të bëhet e pamundur për protestuesit të ngjiten.
Mbi 1000 efektivë, mes tyre dhe speciale e forcat shqiponja priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës, teksa në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00.
Ajo që dihet dhe është e konfirmuar deri tani nga vetë drejtuesit e PD është se në protestë nuk do të ketë fjalime politike.