Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, vijon jehona nga mediat e huaja: Mijëra në shesh kundër korrupsionit

Protesta e opozitës, vijon jehona nga mediat e huaja: Mijëra në

Protesta e djeshme e organizuar nga opozita në Tiranë ka vijuar të marrë vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare.

Media të njohura si Sky Tg24 dhe Firstpost raportojnë për mijëra qytetarë të mbledhur në shesh, përballje të forta me policinë dhe kërkesa të drejtpërdrejta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, protesta u zhvillua në një klimë tensioni të lartë, mes akuzave për afera korruptive në nivelet më të larta të qeverisë dhe një pranie të shtuar të forcave të sigurisë në zemër të kryeqytetit.

Sky Tg24 shkruan: Mijëra shqiptarë u mblodhën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë për një demonstratë antiqeveritare. Të paktën 11 oficerë policie u plagosën pasi protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Firspost shkruan: Protesta të dhunshme antiqeveritare tronditën Shqipërinë, ndërsa përleshjet shpërthyen në kryeqytet të shtunën (24 janar). Mijëra njerëz u mblodhën jashtë ndërtesave qeveritare dhe parlamentit gjatë një demonstrate të organizuar nga Partia Demokratike e opozitës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë pas akuzave ndaj zëvendëskryeministres për korrupsion.

Protestuesit mbajnë pankarta që shkruajnë "Shqipëria, një shtet njëpartiak" dhe "Pyesni se ku shkojnë fondet e BE-së?".

Rreth 1,350 oficerë policie ishin  vendosur për të siguruar Zyrën e Kryeministrit me barriera metalike mes sigurisë së shtuar.

Tensionet u përshkallëzuan kur demonstruesit hedhin bomba molotov drejt policisë, duke shkaktuar shpërthime të forta. Oficerët u përgjigjen me kamionë me ujë për të shpërndarë turmat dhe për të rivendosur rendin, ndërsa situata bëhej gjithnjë e më e paqëndrueshme.

Të fundit