Flash News

E-TJERA

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia arreston qytetarin, procedohen 3 të tjerë

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia arreston qytetarin,

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar si autor i hedhjes së shisheve molotov gjatë portestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Në pranga është vënë Elton Vokrri, banues në Kurbin. Ky i fundit ka qëlluar me molotov Bashkinë e Tiranës edhe në protestat e mëparshme.

Sakaq, në gjendje të lirë janë proceduar tre persona të tjerë, konkretisht shtetasit me inicialet K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 21.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:

- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës". Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.

Të fundit