E-TJERA

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia procedon 5 zyrtarë të opozitës

Protesta para Bashkisë së Tiranës, policia procedon 5

Policia në Tiranë ka proceduar penalisht zyrtarët e opozitës, pas protestës së djeshme përpara bashkisë së kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, janë proceduar Dorian Teliti, Adriana Kalaja, Klevis Balliu, Tedi Blushi.

“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, njofton policia.

Të fundit