Flash News

E-TJERA

Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht zyrtarët e opozitës

Protesta para Bashkisë së Tiranës, procedohen penalisht

Procedohen penalisht disa zyrtarë të opozitës një ditë pas protestës te Bashkia e Tiranës.

Policia bën me dije në një njoftim zyrtar se protesta ishte e paligjshme dhe se ata, në bashkëpunim me persona të tjera të paidentifikuar, kanë bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

 

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. T., A. K., K. B., B. K dhe T. B., pasi ditën e djeshme përpara godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit