Flash News

E-TJERA

Protesta para Bashkisë së Tiranës, arrestohet një qytetar, procedohen gjashtë të tjerë

Protesta para Bashkisë së Tiranës, arrestohet një qytetar,

Një qytetar është arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djeshme para bashkisë së Tiranës. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

- B. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasit E. P., 24 vjeç, D. P., 62 vjeç, R. D., 20 vjeç, I. T., 49 vjeç, K. K., 43 vjeç, dhe P. O., 66 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkatërrimi i pronës", dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Dje u zhvillua protesta e 12-të para bashkisë ku kërkohet largimi nga detyra i kryebashkiakut Erion Velaj pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë në lidhje me dosjen 5D. Edhe protesta e djeshme u zhvillua me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Qytetarët hodhën bomba molotov drejt godinës dhe dogjën gomat para kordonit policor. Ndërkohë protesta e ardhshme e opozitës para Bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e premte në orën 11:00.

Të fundit