Flash News

E-TJERA

Protesta para kryeministrisë kundër maskave me detyrim, turma përzë deputetin me ovacione

Protesta para kryeministrisë kundër maskave me detyrim, turma

Ashtu siç kishte paralajmëruar, shoqëria civile dhe disa qytetarë kanë nisur protestën para kryeministrisë kundër mbajtjes së maskave me detyrim, vendim i qeverisë që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.

Ndërkohë, sapo ka nisur protesta tre persona janë shoqëruar në komisariat nga policia. Po ashtu, që në nisje të saj u shënua një incident, pasi pjesëmarrësit kanë përzënë deputetin e kuvendit, Kujtim Gjuzi i cili ka tentuar të bëhet pjesë e protestës.

Ai është larguar me ovacione nga ana e protestuesve dhe më pas kanë vijuar me tubimin para kryeministrisë.

Në shenjë proteste, ata kanë grumbulluar maskat e tyre në një kosh mbeturinash dhe i kanë vënë flakën.

 

Protesta para kryeministrisë kundër maskave me detyrim, turmaProtesta para kryeministrisë kundër maskave me detyrim, turmaProtesta para kryeministrisë kundër maskave me detyrim, turmaProtesta para kryeministrisë kundër maskave me detyrim, turma

Të fundit