Flash News

E-TJERA

Protesta para kryeministrisë, Lapaj: ‘Jo’ rritjes së çmimeve, boll më për interes të kryetarëve!

Protesta para kryeministrisë, Lapaj: ‘Jo’ rritjes së

Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj ishte një nga pjesëmarrësit e shumtë në protestën kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë.

Gjatë fjalës së tij, Lapaj u kërkoi qytetarëve që të ngrihen e të reagojnë për çmimet e rritura që po prekin gjithnjë e më shumë xhepat e shqiptarëve.

“Fjala që po mbajnë qytetarë të ndryshëm sot është sa e sinqertë është kjo protestë. Ky vend ka shumë nevojë që të dëgjojë pa retushim dhe pa buzëkuq, të vërtetën e popullit, ashtu siç perceptohet. Kam disa pyetje; a keni mundësi të paguani energjinë elektrike të rritur?

A mund të paguani çmimin e bukës? A keni mundësi të paguani për rritjen e çmimit të karburantit? A keni të ardhura për të jetuar me dinjitet? Vëllezër dhe motra, sot duhet të ishim edhe më shumë. Hallet tona mund të zgjidhen vetëm duke bërë barrikadë, duke i thënë jo rritjes së çmimit dhe gazit.

 Boll më bëtë për interes të kryetarëve, kthehuni tek vetja, kthehuni tek interesat”, u shpreh Lapaj.

Të fundit