Flash News

E-TJERA

Protesta për 14-vjeçarin, flet gjyshi i Martinit në protestë: Të vihet drejtësia në vend

Protesta për 14-vjeçarin, flet gjyshi i Martinit në

Gjyshi Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij më 18 nëntor pranë shkollës Fan Noli ishte i pranishëm dhe mbajti një fjalim nga protesta e zhvilluar sot para Ministrisë së Arsimit.

Ai kërkoi që drejtësia të vihet në vend.. Ai thotë se do të vijojë të kërkojë drejtësi deri në fund për nipin e tij.


"Martini, për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë një shembullor në shoqëri, ka qenë një shembullor që merrej edhe me sport. Gjithë Shqipëria, që ne u dogjëm, mos të digjen më të tjerë. Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi, nuk duan që askush të përfitojë nga rasti, ta shfrytëzojë.

Nëse nuk do zgjidhet që ky problem, që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem si kur ra Martini për hir të demokracisë do bie edhe unë se s’ka çfarë me duhet më jeta. Nuk dua kurrën e kurrës që të bej keq kujt. Kurrë nuk dua, as kurrë nuk i dëshiroj keq kurrë. Të vihet drejtësia në vend", u shpreh gjyshi i adoleshentit të ndjerë. 

I prishëm në protestë ishte dhe babai i 14-vjeçarit dhe tezja e tij.

Të fundit