Flash News

E-TJERA

Protesta për 7-vjeçaren, efektivët e policisë grumbullohen para Ministrisë së Brendshme

Protesta për 7-vjeçaren, efektivët e policisë grumbullohen

Në orën 19:00 shoqëria  civile do të protestojë para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdiu e cila u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase, dy ditë më parë në Potam të Himarës.

Pak para protestës, para Ministrisë së Brendshme ka filluar edhe grumbullimi dhe pozicionimi i efektivëve të policisë.

Ngjarja ndodhi mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë. Arjan Tase duke drejtuar skafin e tij përplasi për vdekje 7-vjeçaren e cila po qëndronte në breg të detit. Tase kreu manovra të rrezikshme të cilat i kushtuan jetën vogëlushes.

Prokuroria e Vlorës kërkoi ashpërsim të akuzës nga “Vrasje nga pakujdesia” në “Vrasje me dashje”. Kërkesa erdhi pas rishikimit të kamerave të sigurisë dhe dëshmisë së pushuesve të cilët kanë deklaruar se e kanë paralajmëruar Tasen për rrezikun që mund të shkaktonte me mjetin e ujit.

Të fundit