Flash News

E-TJERA

Protesta për 7-vjeçaren, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta për 7-vjeçaren, qytetarët marshojnë drejt

Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë.

Nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Të shumtë në numër kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar protestës, ku mes tyre vërehen prindërit me fëmijët e tyre për dore dhe me pankarta.

Jonada Avdiu u godit për vdekje dy ditë më parë nga skafi i cili drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase. 7-vjeçarja ndodhej në breg të detit në plazhin e Potamit në Himarë kur skafi i Tases e përplasi duke i marr jetën.

Të fundit