Flash News

E-TJERA

Protesta për çmimet, aktori Binaj: Kemi 30 vjet që i durojmë, duhet të mendojmë për njëri-tjetrin

Protesta për çmimet, aktori Binaj: Kemi 30 vjet që i

Aktori i humorit, Florjan Binaj është bërë sërish sot pjesë e protestës qytetare kundër rritjes së çmimeve.

Gjatë fjalës që mbajti, Binaj tha se shqiptarët kanë 30 vjet që e durojnë këtë klasë politike që mendon vetëm për vete dhe jo për popullin që i voton.

“Aq sa ishim mbrëmë i bëmë dy gjëra, u ul 2 qind lekë nafta, e u kthye edhe ai nga Dubai. Sot që flasim ka protesta në çdo qytet.  

Nafta nuk është luks, por është  mjet jetese. Por këta nuk e dinë pse ja kemi dhënë mundësinë. Në shkollë po ngele një vit ta falin, po ngele vitin e dytë nuk merr shkollën. Ne kemi 30 vite që i durojmë këta. Prapë i japim mundësi të njëjtëve njerëz.

Kur kryeministri ka ardhur në pushtet, unë kam qenë 11 vjec dhe i mbaron mandati kur unë të jem 40 vjec.

Ka të tjerë më keq se ky, që kanë qenë në politikë që kur ka qenë gjyshi i Bushit në Amerikë, iku gjyshi erdhi babi i Bushit, iku ai erdhi Klinton, iku Klinton erdhi Bushi. Iku Bushi erdhi Obama, iku Obama erdhi Trump, iku Trump erdhi ky tjetri dhe ky është prpa në politikë.

Ne nuk duhet të rreshtim sepse këta 30 vjet nuk kanë menduar asnjëherë për ne, por ne duhet të mendojmë për njëri tjetrin”, tha Binaj.

 

 

Të fundit