Flash News

E-TJERA

Protesta për çmimet analizohet në ‘Politiko’: Ligji detyron grosistët të mbajnë rezerva strategjike

Protesta për çmimet analizohet në ‘Politiko’: Ligji

Pjesa e parë e emisionit ‘Politiko’ ka trajtuar protestën kundër rritjes së çmimeve, që sot shënoi ditën e gjashtë të organizimit.

Të ftuarit bëjnë përgjegjës qeverinë që nuk ndërhyri në kohë dhe reagoi vetëm pasi qytetarët u ngritën në protestë.

Enno Bozdo: Qeveria lejoi që çmimi i naftës të rritej me 40 lekë brenda natës, Ligji shqiptar për hidrokarburet detyron grosistët që të mbajnë rezerva strategjike.

Autoriteti i Konkurrences në 2015 nisi hetim mbi tregun e hidrokarbureve dhe konkludoi se për hir të përqendrimit të tregut janë tre katër aktorë qe e drejtojne, ndaj propozoi të ngrihet një mekanizëm që raporton për rritjen e çmimeve. Ky mekanizëm ka patur efekt në vendet tjera. Nuk u mor parasysh. Sikur ta kishte dëgjuar qeveria atë raport sot s’do kishim nevojë për bordin e sotem. 

E dha idenë por nuk e morën parasysh. Bordi me ministren Balluku ishte turp, nivel ordiner i ministrave.

Agron Duka: Lufta në Ukrainë përshpejtoi krizën në vendin tonë. Nuk kemi arritur të bëjmë një rafineri nafte. Në Shqipëri ka karburant, por nuk ka rafineri. Është kronikë e paralajmëruar. Fermerët u bë më shumë se një vit që protestojnë, por Rama nuk do të dijë.

Shteti ndërhyn te çmimet po të dojë, ka një levë të vetën, Autoriteti I Konkurrencës. Kur rri indiferent dhe futi duart sic bëri Rama është e papranueshme.

Gentian Gaba: E dija që do vinte moment I protestës, ka një status quo që prodhon një kasë të vogël që do prodhonte një rebelim dhe kjo po ndihet. Shoqëria po reagon. Klasa politike duhet të dijë që në këto momente krizash duhet të shohin si të dilet.

Indrit Vokshi: Nëse ka spekulim në treg pyetja kush e ben dhe a është qeveria pjesa e saj? A funksionon sistemi i zarfeve duke shfrytëzuar situatën. Në sasi të tilla ngritja e cmimeve vetëm për dy tre ditëve sjell miliona euro fitime.

Kësaj nuk i përgjigjet kryeministri. Nuk e dime arsyen por shohim rezultatin. Ndaj vazhdon duke thënë se është kohë lufte.


 

Të fundit