Flash News

E-TJERA

Protesta për çmimet, pensionistja: Më merren mendtë se jam pa ngrënë, Rama e pi 5 mijë lekë kafen

Protesta për çmimet, pensionistja: Më merren mendtë se jam

Qytetarët kanë protestuar sot para kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, ushqimeve dhe shërbimeve.

Gjatë tubimit, fjalën e mori pensioniste e cila tregoi vështirësitë ekonomike me të cilat përballet për shkak të pensionit të ulët dhe rritjes së çmimeve.

“Të dashur qytetarë, çfarë presim nga kjo qeveri?! Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit.

Do të na vdesë ne pensionistët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët. Po vija rrugës më merren mendtë se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”, tha pensionistja.

 

Të fundit