Flash News

E-TJERA

Protesta për Klodian Rashën/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet e mëdha, demonstratat mund të përhapen

Protesta për Klodian Rashën/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e zhvilluar mbasditen e djeshme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Në një njoftim në faqen zyrtare, ambasada e SHBA iu bën thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstratat mund të përhapen edhe në zonat e tjera të vendit.

Gjithashtu ambasada i bën thirrje edhe personelit të saj dhe familjarëve të tyre që të shmangin vendet ku demonstratat janë të vazhdueshme.

“Ambasada ka marrë raporte për protestën që ndodhi përpara zyrave qeveritare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Raportet tregojnë se disa protestues kanë hedhur objekte në drejtim të policisë dhe disa efektivë u plagosën. Efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar turmën. Qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha, pasi demonstrata të ngjashme mund të përhapen në zona të tjera. Personeli i ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë këshilluar të shmangin të gjithë vendet, ku demonstratat janë të vazhdueshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Të fundit