Flash News

E-TJERA

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Çupi: Projekt politik, u përplasën dy kultura dhe pushtete

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Çupi: Projekt politik, u

Analisti Frrok Çupi komentoi protestën për vrasjen e Klodian Rashës, duke theksuar se u përdor nga politika. Ai e cilësoi një lëvizje majtiste ekstreme, ku do sulmoheshin bizneset e që të fundosej politika që ka kryer korrupsion gjatë këtyre viteve.

Sipas analistit,  në protestë u përplasën dy kultura dhuna me qytetarinë, si dhe dy pushtete, një të rënë me kapitale financiare dhe një qeveri legale që akuzohet e përflitet dhe kjo për korrupsion.

"Protesta është një prolog i djegjes së vendit përsëri, politika që kishte hyrë në dhimbjen e një vdekje, vrasje, kishte për qëllim revolucion zgjedhje përmes dhunës, ishte lëvizje majtiste ekstreme, ku do sulmoheshin bizneset e që të fundosej politika që ka kryer korrupsion gjatë këtyre viteve.

Aty u përplasën dy kultura dhuna me qytetarinë, si dhe dy pushtete, një të rënë me kapitale financiare dhe një qeveri legale që akuzohet e përflitet dhe kjo për korrupsion. Kjo do ishte shkatërrimtar për vendin, përplasja e këtyre të dyjave", tha Çupi në Open.

Të fundit