Flash News

E-TJERA

Protesta për rritjen e çmimeve, Lapaj: Politika t’i verë gishtin kokës, nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim

Protesta për rritjen e çmimeve, Lapaj: Politika t’i verë

Ndonëse moti me reshje shiu nuk i ka favorizuar, dhjetëra qytetarë dhe shoqëria civile po proteston para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, i pari person që e inicioi këtë protestë thotë se protesta do të vijojë deri sa të ketë një reagim konkret nga qeveria.

"Kjo është një protestë individuale dhe besoj se është e sinqertë. Cdo qytetar që e ndjen të protestojë le ta bëjë.

Gjithmonë do ketë debate, më thoni kush është formula për protestë pa debate.  Unë i kam marrë parasysh këto. Misioni është që cdo qytetar duhet të reagojë për veten.

Unë nuk i lë gjërat në mes, nuk do them sa sukses do ketë, por një sukses të parë e kemi, çmimi i energjisë nuk do rritet. Unë gjerat në mes nuk i lë. Unë isha i pari që e nisa dhe do jem i fundit që do ta bitis.

Unë kam në dorë përpjekjen time të sinqertë. Nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim edhe për këto pikat e tjera dhe politika ti vërë gishtin kokës”, tha Lapaj.

Të fundit