Flash News

E-TJERA

Protesta te Berisha, Bujar Kapexhiu: Doni që ‘Skapi’ të kafshojë? Largoni protezat

Protesta te Berisha, Bujar Kapexhiu: Doni që ‘Skapi’ të

Regjisori i njohur Bujar Kapexhiu ishte sot pjesë e protestës së përditshme poshtë pallatit të kryedemokratit Sali Berisha.

Në fjalën e tij para mbështetësve demokratë Kapexhiu u shpreh se qeveria është bërë sezonale, sapo bien gjethet bien dhe ministrat e kabinetit.

Sipas regjisorit, SPAKnë kuadrin e drejtësisë është protezë sepse ka ende shumë nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë qënë në diktaturë. 

Unë sot nuk vij vetëm si dibran, por vij si qytetar, qytetar i Shqipërisë, qytetar i këtij shteti që ka nja 10 vjet që ka marrë formën e një lëmshi dhe nuk po din si ta ç’mpleksi.

Lëmsh në qeveri, lëmsh në politikë, lëmsh në drejtësi, lëmsh në art, kulturë, kudo vetëm një lëmsh.

Qeveritarët thonë se më mirë, se në Evropë  mund të shkojmë duke u rrokullisur si lëmsh. Por jo, e keqja është se në krye të lëmshit ka një nyje. Fija ka një nyje dhe këtë nyjë mund ta heqin vetëm dy, ose ndërkombëtarët ose ju.

Pra ne duhet që këtë nyje ta presim, gërshërët i kemi, i kemi përdorur edhe herë tjetër.

 A nuk ju vjen me qesh për drejtësinë? Drejtësia është më qesharakja që nuk ka megjithëse u bë me bujë të madhe dhe problemi është që drejtësia u bë me bujë të madhe që do të bëhet një reformë dhe populli thotë u mbars mali dhe polli një mi, dhe çfarë doli nga e gjithë ajo, kjo drejtësi, por ajo që është më e bukura dhe që më bën të qesh akoma më tepër është SPAK.

Kam qeshur shumë kur e dëgjova për herë të parë ‘Skapi’, sepse në rininë time kur shikonim në rrugë ndonjë qen i thoshim skape. Kush kafshonte kush lëpinte dhe ata që nuk kishin fuqi për këto gjëra me bishtin ndërshalë iknin.

Problemi është a kafshon ky ‘Skapi’ jonë? Jo! Pse nuk kafshon ky ‘Skapi’ jonë? Sepse ‘Skapi’ jonë në kuadrin e drejtësisë është protezë sepse në ‘Skap’ ka shumë nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë qënë në diktaturë dhe ngaqë kanë bërë shumë zullume duan të vazhdojnë të bëjnë akoma më shumë zullume dhe prandaj ato janë të gjithë protezë.

Doni që ‘Skapi’ të kafshojë? Largoni protezat. Dhe kur vendos protezë dentisti thotë mos kafshoni gjëra të forta. Edhe ata nuk kafshojnë asnjë të fortë, gjejnë ca gjëra të buta ca lëngaraq dhe ato i kapin", tha Kapexhiu. 

 

 

Të fundit