Flash News

E-TJERA

Protesta te News24, Zhupa: Do kërkoj të merren masa nga AMA dhe Parlamenti!

Protesta te News24, Zhupa: Do kërkoj të merren masa nga AMA dhe

Deputetja demokrate, ina Zhupa ka marrë pjesë në protestën që u zhvillua mesditën e sotme para godinës së News 24 pasi shteti fiku sinjalin e këtij televizioni. 

Gjatë fjalës së saj për të pranishmit, Zhupa u shpreh ndër të tjera se sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, është një censurë dhe një ditë ku demokracia ka dhënë pak nga vetja. Ajo paralajmëroi se do ndjekë të gjitha hapat ligjorë.

Zhupa: Është një nga ato raste ku nuk do të doja të isha në ambientet e News24. Gjithmonë kam ardhur sepse ka qenë një dritare e lirisë, një dritare e debatit, por sot është një ditë e trishtë për median, për lirinë, sot jemi më pak të lirë dhe demokratikë.

News24 sot nuk ka mundësi të mbrojë interesin public, të ushtrojnë profesionin e tyre, sot nuk është e mundur që lajmi të jepet për publikun, është intresi I publikit që të ketë mundësi të shprehet.

Nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, e dime se cfarë presioni iu bë duke iu shkatërruar element të tjetrë. Por nuk pranoi, nuk pranoi, nuk iu nënshtrua dhe mori faturën financiare, me vendosjen e policisë tek dera dhe duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë profesionin e tyre.

Si kryetare e Komisiomit të Medias do të ndjek të gjitha hapat që janë të mundshme që nga kërkesa zyrtare ndaj AMA, që duhet të reagojë, duke kërkuar nga Parlamenti të mblidhet në mënyrë urgjente. Nuk bëhet fjalë për një biznes, por për fjalën e lirë.

Do të jemi krah jush për t;ju mbështetur, që liria e shprehejes të fitojë dhe që News24 të vazhdojë të transmetojë për opinionin publik.

Të fundit