Flash News

E-TJERA

Protesta te Sheshi i Flamurit në Vlorë, nën hetim 4 qytetarë

Protesta te Sheshi i Flamurit në Vlorë, nën hetim 4 qytetarë

Policia ka vënë nën hetim 4 qytetarë që morën pjesë dje në protestën e organizuar te Sheshi i Flamurit, për të kundërshtuar projektin e rikonstruksionit në zonë, çka planifikon edhe ndërtimin e terminalit të autobusëve.

Policia njofton se 4 qytetarët janë vënë nën hetim për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme”.

"Ka nisur hetimi për shtetasit O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë", informoi policia.

Qytetarët u shprehën të vendosur se do të qëndrojnë deri në anulimin e projektit, duke e konsideruar si cënim të vlerave historike që mbart sheshi.

Të fundit