Flash News

E-TJERA

Protestat dhe dorëheqja e Lleshajt jehonë në mediet e huaja: Një valë zemërimi shpërtheu në Shqipëri

Protestat dhe dorëheqja e Lleshajt jehonë në mediet e huaja:
Foto ilustruese nga protesta

Protestat në Shqipëri pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rashës nga një efektiv i policisë dhe dorëheqja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kanë bërë jehonë edhe në mediet ndërkombëtare.

Rrjeti evropian Euronews transmeton protestat në Tiranë pas vrasjes së një të riu nga një efektiv i policisë.

Agjensia italiane e lajmeve Ansa shkruan se “Ministri shqiptar Sandër Lleshaj dha dorëheqjen pas protestave të provokuara nga vrasja e një të riu nga një polic në Tiranë më 8 Dhjetor".

Ndërkohë presigjozja Reuters thotë se, “Ministri i Brendshëm i Shqipërisë dha dorëheqjen të enjten për vrasjen nga ana e një oficeri policie të një të riu që shkeli shtetrrethimin, një incident që shkaktoi protesta të dhunshme të mërkurën",

“Një valë zemërimi shpërtheu në Shqipëri pas vrasjes me gjak të ftohtë të 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia”, shkruan gazeta greke Ta Nea.

Protestat dhe dorëheqja janë pasqyruar edhe në media të tjera ndërkombëtare.

 

Të fundit