Flash News

E-TJERA

Protestat e paralajmëruara, Artur Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur të shohin faturën e dimrit dhe të ushqimit

Protestat e paralajmëruara, Artur Zheji: Shqiptarët do ngrihen kur

Analisti Artur Zheji ka komentuar thirrjet për protesta dhe greva të krerëve të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Duke folur në emisionin “Pikat mbi i”, në Neës 24, Zheji tha se muajt e dimrit do të jenë deçiziv për shqiptarët, pas shtrenjtimit të faturës së energjisë dhe shtrenjtimit të shportës së ushqimeve bazë.

Zheji nënvizoji se revoltën e vërtetë kundër qeverisë Rama do ta shohim kur ushqimi të mungojë në tryezë dhe faturat ekonomike të rritën.

“Opozita ka fjalën, ka protestat dhe votën e vitit që vjen. Nëse kjo qeveri do vazhdojë t’i ngopi barqet. Tetori, nëntori, dhjetori, faturat e shtrenjta do të nxisin një opozitarizëm ekonomik dhe më pas atë politik. Duhet thjeshtë të shohim faturat ekonomike. Ne kemi një lloj donkishotizimi se duam që njerëzit të duan lirinë pastaj ushqimin. Por fillimisht do të shohim protesta për atë, ushqimin”, tha ai.

 

Të fundit