Flash News

E-TJERA

Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit, reagon Robert Ndrenika: Edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën

Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit, reagon Robert Ndrenika: Edhe
Në foto: Aktori Robert Ndrenika

Artisti Robert Ndrenika ka reaguar rreth protestës dy ditore që po zhvillohet në Tiranë pas vrasjes së  25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Për News 24, Ndrenika është shprehur se: “Ndoshta edhe unë kam arsye të mos e dua Edi Ramën por anarshinë e URREJ!!!”

Kujtojmë se, aktori Robert Ndrenika ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kauzës për mos shembjen e Teatrit Kombëtar, deri në momentin që hoqi dorë duke u kthyer shpinën artistëve dhe bërë palë me bashkinë.

Referuar zhvillimeve të fundit në Tiranë, vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave” ka ngjallur revoltë masive te qytetarët, të cilët kanë protestuar prej dy netësh, duke sulmuar institucionet, por edhe policinë, që nga ana e saj ka përdorur disa herë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

As dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk ka mjaftuar dje për të qetësuar turmën dje, të cilët më të revoltuar se kurrë kërkuan edhe dorëheqjen e Ardi Veliut.

Të fundit