Flash News

E-TJERA

Protestat për Navalnyn, mbi 2000 të arrestuar në Rusi

Protestat për Navalnyn, mbi 2000 të arrestuar në Rusi

Mijëra rusë kanë marrë pjesë në protesta të paautorizuara për lirimin e liderit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar, shruan bbc. Në Moskë policia mbylli stacionet e metrosë dhe bllokoi qendrën e qytetit.

Navalny u burgos kur u kthye në Rusi pasi u shërua nga një përpjekje për ta vrarë atë me një agjent nervor. Ai fajëson shërbimet e sigurisë për sulmin, por Kremlini e mohon këtë.

Figura e opozitës sapo kishte mbërritur nga Berlini, ku kaloi muaj duke u rikuperuar nga incidenti gati fatal. Autoritetet ruse thonë se Navalny duhej të raportonte në polici rregullisht për shkak të një dënimi me kusht për përvetësim.

Navalny ka denoncuar ndalimin e tij si "haptazi të paligjshëm", duke thënë se autoritetet e kishin lejuar atë të udhëtonte në Berlin për trajtim për helmimin Novichok, e cila ndodhi në Rusi gushtin e kaluar.                                                                                                                                                                           

Të fundit