Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Protestë kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali: Aktivistët akuzojnë Ramën për autokraci
Ditën e sotme, para Kryeministrisë në Tiranë, aktivistë shqiptarë protestuan kundër marrëveshjes së Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve. Marrëveshja, e cila ka nxitur debate të ashpra, është cilësuar nga protestuesit si një akt antinjerëzor që shkel të drejtat e emigrantëve.
“Marrëveshje antinjerëzore. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ndonëse prezantohet si lider i majtë dhe liberal, po tregon prirje të forta autokratike. Ai bashkëpunon me figura radikale konservatore si Viktor Orban, Donald Trump dhe Lukashenko,” u shpreh një nga aktivistët në protestë.
Një protestë e njëjtë është mbajtur dje para portit të Shëngjinit nga aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kundër marrëveshjes Meloni-Rama.
Deri më tani, dy grupet me emigrantë të ardhur nga Italia nuk kanë qëndruar më shumë se 48 orë në Shqipëri, për shkak të vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithsesi shprehet e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama.