Flash News

E-TJERA

Protestë në Ditën e Punëtorëve, dhjetëra qytetarë mblidhen në Tiranë

Protestë në Ditën e Punëtorëve, dhjetëra

Në Ditën e Punëtorëve, përfaqësuese të Shoqërisë Civile dhe dhjetëra qytetarë, kanë dalë të protestojnë në Tiranë. Tubimi po mbahet tek pedonalja me rastin e datës 1 maj, ku qytetarët kanë ngritur zërin në lidhje me padrejtësitë që bëhen në punë.

“Është një kërkesë e hershme për të drejtat në punë që vëmendje duhet të jetë në mënyrë të balancuar si për punësimin ashtu edhe për standardet e punës. Fillimisht duhet të kthejmë vëmendjen, të bisedojmë dhe të flasim për të drejtat në punë dhe pastaj të implementojmë këto të drejta”, tha një prej përfaqësuesve të organizatave.

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Kujtojmë se Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

 

Të fundit