Flash News

E-TJERA

Protestë para gurores së Rrajave, banori: Ish-shefi i komisariatit më tha "do shkosh në burg"

Protestë para gurores së Rrajave, banori: Ish-shefi i komisariatit

Banorët e zonës përreth gurores së fisit Rraja kanë protestuar këtë të shtunë për prishjen e banesave të tyre si pasojë e shpërthimeve që bëhen në gurore.

Për Euronews Albania, një nga banorët tha se shtëpitë e tyre janë prishur për shkak të shpërthimeve, por e kanë të pamundur t’i rregullojnë. Banori iu drejtua Rrahman Rrajës, i cili dha sot dorëheqjen si deputet i PS-së, duke i thënë se pse po ua shkatërron shtëpitë banorëve.

“Këtë rast me rrahjen e vëllezërve Maja dua të falenderoj mediat se ne na keni ndihmuar jashtë mase. Duhet t’i bëj thirrje shtetit, shikoni gjërat me detaje, mos jepni leje për para, jepni leje me kritere. Hajde shikoni gjendjen si është gurorja. Mua më është mërzitur jeta këto 6 muaj dhe dua t’i bëj një pyetje Rrahman Rrajës, i cili është nga Nikla, pse o mik, pse o njeri i lligjit, o deputet i zonës na, për 2 litra naftë që të iki kamioni pak më lartë që të hapi guroren, po na i prish shtëpitë. Distanca është shumë e afërt, mund të jetë afërsisht 150 m nga banesat. Janë 150 shtëpi këtu në fshat, ka 6-7 muaj që po punon gurorja”, tha banori.

Banori pohoi se i është bërë presion nga ish-shefi i komisariatit të Krujës i cili i ka thënë të mos shkojë në gurore, përndryshe do ta burgosin.

“Ish-shefi i komisariatit të Fushë-Krujës më ka bërë presion. Më ka thënë se nëse ik te gurorja do të shkosh në burg. Më kanë thënë mos u afroni afër gurores. Nuk kam marrë përgjigje nga policia. I kam thënë që në atë gurore do derdhet gjak, dhe ja ku u derdh gjaku.  Në gurore ka nisur puna para 6-7 muajsh”, tha ai.

Të fundit