Flash News

E-TJERA

Protestë para MSH për skandalin tek Onkologjiku, gazetari: 43 mln euro duhet të shkonin për ilaçe

Protestë para MSH për skandalin tek Onkologjiku, gazetari:  43 mln

Është mbajtur sot te Ministria e Shëndetësisë protesta për skandalin me ilaçet tek Onkologjiku.

Në këtë protestë të pranishmit mbanin tullumbace me ngjyrën e zezë në shenjë solidarizimi.

Gazetari Osman Stafa, një nga denoncuesit më të fortë të skandalit, i pranishëm në protestë deklaroi se 43 milionë euro duhet të shkonin vetëm për medikamentet për kancerin e gjirit, por pacientët sot vuajnë mungesën e tyre.

“Nuk mund të rrijë 8 orë në ditë për qejf në karrige, si mund të lesh një pacient? Është e dhimbshme ndaj duhet të reagojmë. 43 milionë euro do të ishin medikamentet e për kancerin e gjirit. Nuk janë rrush e kumbulla janë paratë tona. Duhet të reagojmë sepse askush nuk është imun. Ka histori për të treguar ka pasur një familjar.

Është shumë e rëndësishme që në këtë ditë ata që sot janë duke u përballur me. Ta themi një të vërtetë që ata sot janë duke u përballuar me një sëmundje. Ta themi një të vërtetë që ta dëgjojnë të gjithë”, tha Stafa.

Të fundit