Flash News

E-TJERA

Protestë para Parlamentit kundër qëndrimit të Ramës për luftën në Gaza: Jo në emrin tonë

Protestë para Parlamentit kundër qëndrimit të Ramës

Një grup shoqatash, kryesisht të besimtarëve myslimanë shqiptarë, kanë protestuar këtë të enjte para Parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për luftën në Rripin e Gazës.

Tubimi u zhvillua nën moton “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”, dhe pasoi dekorimin e kryeministrit Rama me medaljen presidenciale të nderit nga shteti i Izraelit. Sipas organizatorëve, ky akt është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson ndjenjat e shumë qytetarëve shqiptarë.

“Rama bëri një gabim fatal që ka shkuar në Izrael, ia ka ulur vlerat vetes. Nuk duhet të përkrahë kryeministri ynë këtë krim të shëmtuar që po bën Izraeli,” u shprehën disa prej protestuesve për mediat.

Ata e konsiderojnë dekorimin e Ramës si një vlerësim jo në emër të popullit shqiptar, por si shpërblim për mbështetjen që ai i ka dhënë, sipas tyre, “gjenocidit që po kryhet në Gaza”.

Protestuesit kërkuan që Shqipëria të mbajë një qëndrim më të paanshëm dhe humanitar përballë konfliktit të përgjakshëm mes Izraelit dhe Palestinës, duke theksuar solidaritetin e shqiptarëve me popullin palestinez.

Të fundit