Flash News

E-TJERA

Protestë për rritjen e pagave, pezullohen fluturimet në aeroportet gjermane

Protestë për rritjen e pagave, pezullohen fluturimet në

Ditën e nesërme do të bllokohen fluturimet në aeroportet e Gjermanisë. Shkak i pezullimit të 351 udhëtimeve është bërë një grevë 24 orëshe që do mbajë ky sektor me lajmin që u bë i ditur nga sindikata që më herët ka bërë thirrje për të mbështetur kërkesat e punëtorëve për paga më të larta dhe kushte më të mira pune.

“Duhet të priten anulime fluturimesh dhe kohë më të gjatë pritjeje”, tha sindikata.

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj strukture, Ralph Beisel u shpreh kundër kësaj greve dhe akuzoi sindikatën se po ndërmerr hapa abuzivë.

Ndërkohë, sindikata pohon se paga për turnet e natës dhe të fundjavës nuk është rritur që nga viti 2006, ndërsa negociatat për rritje kanë nisur që nga 2013-ta.

Të fundit