Flash News

E-TJERA

Protestë për situatën në Gaza, aktivistja Greta Thunberg mbërrin në Tiranë, tubimi në sheshin "Skënderbej"

Protestë për situatën në Gaza, aktivistja Greta Thunberg

Ditën e sotme në Tiranë në orën 18:00. do të mbahet një protestë pro Palestinës teksa pjesë e saj do të jetë aktivistja e njohur, Greta Thunberg.

Me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, Thunberg thotë se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

Ajo thotë se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur.

Aktivistja shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, thotë Thunberg.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Solidarity Albania (@shalqiperpaqe)

Të fundit