Flash News

E-TJERA

Protestoi kundër Ramës në SHBA, aktivisti: Ishim gjithë kohës nën survejim

Protestoi kundër Ramës në SHBA, aktivisti: Ishim gjithë

Aktivisti nga SHBA Mevlan Mata, i cili protestoi gjatë takimit të Ramës New York me diasporën, ka folur për protestën kundër kryeministrit.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Mata u shpreh se kanë qenë të survejuar gjatë gjithë kohës nga patronazhistët.

“Ndoshta disa video me kënde të ndryshme nuk janë publikuar akoma. Ndoshta me tutje ushtrimin e dhunës përtej derës kryesore të sallës dhe ndoshta pritjen e ngrohtë të atyre protestuesve që ishin jashtë sallës. Ndoshta edhe identifikimi i disa pjesëmarrësve si problematike... Ne tani që u rikthehemi ngjarjeve, marrim më shumë informacione. Grupi ku ishim ulur ne në sallë ka qenë i mbuluar gjatë gjithë kohës, nën vëmendjen e pjesëtarëve që ishin aty për të mbrojtur sigurinë. Vetëm kaq mund të themi për momentin”, ka thënë ai.

 

Të fundit