Flash News

E-TJERA

Protestuan dhe u dhunuan nga policia, gjykata lë në burg 5 protestues

Protestuan dhe u dhunuan nga policia, gjykata lë në burg 5 protestues

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 11 protestuesit e ndaluar gjatë protestës kombëtare të opozitës, më 17 Prill.

5 prej tyre janë lënë në "arrest me burg", për 2 të tjerë është vendosur "arrest në shtëpi", ndërsa për 6 të tjerë është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Kujtojmë se policia i shoqëroi protestuesit me dhunë. Ndaj qytetarëve që protestuan kundër qeverisë u përdor gaz lotsjellës, shkopij gome, madje në disa raste edhe plumba gome.

Të lënduar gjatë protestës mbetën deputetët Klevis Balliu dhe Luçiano Boçi, si edhe Aulon Kalaja.

Të fundit