Flash News

E-TJERA

Protestuan kundër gurores në Fierzë, procedohen 5 persona

Protestuan kundër gurores në Fierzë, procedohen 5 persona

Pesë nga protestuesit të cilët bllokuan dje aksin nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së bitumit dhe gurores në Fierzë, janë proceduar penalisht nga policia.

Sipas njoftimit, banorët janë proceduar për shkak se penguan qarkullimin e mjeteve dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë.

Kjo ishte hera e dytë që banorët protestën, e deri tani nuk kanë marrë një reagim nga autoritetet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, për shtetasit:

-P. Gj., 46 vjeç, banues në Fierzë;

-A. D., 30 vjeç, banues në Bajram Curri;

-S. R., 44 vjeç, banues në fshatin Breg-Lum;

-S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Dushaj;

-K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Rajë.

Nga veprimet hetimore paraprake rezultoi se shtetasi P. Gj. ka organizuar një protestë në Fierzë, pa lejen e organeve kompetente dhe së bashku me 4 shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë”, njofton policia.

 

Të fundit