Flash News

E-TJERA

Protestuan kundër ministrit grek dhe u përplasën me policinë, procedohen penalisht 18 persona, mes tyre Shpëtim Idrizi, Mesila Doda e Boiken Abazi

Protestuan kundër ministrit grek dhe u përplasën me

Policia ka proceduar penalisht organizatorët e protestës së PDIU, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Boiken Abazi.

Procedimi penal ndaj figurave politike erdhi pasi PDIU dhe LVV Tiranë protestuan sot kundër vizitës së ministrit grek, Nikos Dendias, duke u përplasur me forcat e Policisë. Mësohet se, veç Idrizit, Dodës dhe Abazit, të proceduar penalisht janë edhe 15 protestues të tjerë.

Mdërkaq, iu ëshrë vendosur gjobë atyre që nuk mbajtën maskë gjatë tubimit të PDIU.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Të fundit