Flash News

E-TJERA

Protestuesi nga Kukësi: Mbusha makinën në Prizren për të protestuar në Tiranë

Protestuesi nga Kukësi: Mbusha makinën në Prizren për

Një protestues nga Kukësi mori fjalën gjatë protestës së mbajtur në ditën e dytë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Ai tha se për të ardhur në Tiranë, ka furnizuar makinën e tij me karburant në Prizren, pasi në Kosovën fqinje çmimi është më i lirë se në Shqipëri.

Po ashtu, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin shembull dhe të protestojnë si vetë kuksianët kur qeveria tentoi të vendosë një taksë prej 5 eurosh në Rrugën e Kombit.

Çmimin e naftës me ardh në Tiranë se përballonim dot. Vajtëm në Prizren e kishin naftën 40 lekë më pak se ne, mbushëm makinën erdhëm këtu për të ngritur zërin se po na marrim frymën,” tregoi ai.

merrni shembull nga protesta e Kukësit, Ramës iu dridhen edhe këmbët. Nuk ka krizë për ata, se ecin me makina të shtrenjta dhe bëjnë pushime në Dubai. Sa herë që ngrihen çmimet tona u shtrohen kullat oligarkëve. Cohuni si studentët për xhepat tuaj, të gjithë bashkë jemi më të fortë”, u shpreh protestues.

Të fundit