Flash News

E-TJERA

Protestuesit do të zhvendosen drejt Kuvendit, ku ndodhet tani Berisha

Protestuesit do të zhvendosen drejt Kuvendit, ku ndodhet tani Berisha

Protesta kombëtare e opozitës po vijon me lëvizje të reja të protestuesve, të cilët kanë nisur të zhvendosen drejt Kuvendit të Shqipërisë, ku ndodhen aktualisht edhe deputetë të Partisë Demokratike.

Sipas informacioneve nga mediat, kjo është ndalesa e radhës e protestuesve, pas tubimit para Kryeministrisë. Një pjesë e tyre janë përqendruar në bulevard, ku u raportua për tensione dhe ndërhyrje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila ka përdorur ujë për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në selinë e PD-së, ndërsa deputetë të kësaj force politike pritet të jenë të pranishëm pranë Kuvendit, në mbështetje të protestuesve.

 

Të fundit