Flash News

E-TJERA

"Protestuesit donin destabilitetin e vendit", Ngjela: Policia u përball me një uragan primitiv, 40 % ishin romë

"Protestuesit donin destabilitetin e vendit", Ngjela: Policia u

Avokati Spartak Ngjela foli për vrasjen e Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ai tha se forcat policore u përballën me një uragan primitiv, që sipas tij kishin qëllim destabilizimin e vendit.

“Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Siguriisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këta ngjarjnë si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha. Këta donin të vepronin njësoj si me hordhitë më 6 shkurt. Nuk merret pushteti me të tilla veprime. nuk mund të krijosh destabilitet në një vend të NATO-s”, tha Ngjela.

Sipas tij, drejtori i Policisë Ardi Veliu nuk ka përse të japë dorëheqjen.

“Këta kanë frikë nga reforma antikorrupsioni. Policia u tregua shumë profesionale. Ministri nuk ka asgjë në dorë se është politik, gjithë forcën e ka drejtori i Policisë. Ligji aktual nuk i lejon ministrit të marrë në dijeni për investigimet e policisë. Nuk e njoh fare drejtorin e Policisë, por u tregua profesional”, deklaroi Ngjela.

Të fundit