All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mijëra qytetarë nisen nga rrethet drejt protestës kombëtare në Tiranë

All - Paragraf - 1

Mijëra qytetarë nisen nga rrethet drejt protestës kombëtare

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet në drejtim të Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës që nis në orën 19.00 para kryeministrisë.

All - Paragraf - 3

Protestuesit janë nisur me autobusë dhe me mjete private.

Mësohet se janë nisur drejt Tiranës protestues nga Shkodra, Lezha, Berati, Korça, Fieri, Kukësi, si dhe nga shumë qytete të tjera.

Përgjatë gjithë këtyre ditëve të gjitha degët e PD në rrethe kanë angazhuar strukturat e tyre dhe sot janë nisur për t’iu bashkuar protestës.

Ata do të mblidhen në disa pika në kryeqytet si në sheshin ‘Skënderbej’, në sheshin ‘Nënë Tereza’, qytetarët e Unazës së Re që do vijnë përgjatë lumit të Lanës dhe aktivistë të shoqërisë civile.

kreu i PD Sali Berisha pritet të dalë nga selia blu i shoqëruar nga të rinjtë e FRPD drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.

Protesta pritet të zgjasë dy orë, ndërsa lista e folësve pritet të jetë e gjatë.

 

 

Të fundit