Flash News

E-TJERA

Protestuesit "i vënë" flakën Francës, por Macron nuk tërhiqet nga ligji për pensionet

Protestuesit "i vënë" flakën Francës, por Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron synon që projektligji për pensionet të cilin e miratoi, të nisë zbatimin deri në fund të vitit 2023.

Pavarësisht protestave që kanë mbërthyer thuajse të gjithë Francën nga revolta e qytetarëve francezë, Macron duket se nuk tërhiqet nga vendimi që ka marrë, raporton AP. Mosha e pensionit sipas vendimit të miratuar nga qeveria e Macron do të rritet nga 62 vjeç në 64 vjeç.

Në një intervistë televizive, Macron tha se projektligji i tij do të vazhdojë rrugën demookratike, duke nënkuptuar se nuk do të tërhiqet pavarësisht trazirave që kanë pushtuar Francën.

Kjo ishte hera e parë që Emmanuel Macron foli publikisht që kur qeveria e tij miratoi ligjin e pensioneve duke shkaktuar protesta në Paris dhe në të gjithë vendin, disa prej të cilave degjeneruan deri në dhunë.

Të fundit