Flash News

E-TJERA

Protestuesit sfidojnë shiun, nis mosbindja civile në Tiranë

Protestuesit sfidojnë shiun, nis mosbindja civile në Tiranë

Qindra qytetarë kanë nisur protestën në orën 17.00 siç ishte paralajmëruar, në kuadrin e “mosbindjes civile”. 

Pavarësisht reshjeve të shiut të nisura që prej orëve të para të mëngjesit, protetsuesit janë pozicionuar në 5 pikat kryesore në Tiranë, si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës si dhe para Bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë që kjo është protesta e parë me prezencë edhe të Sali Berishës, pasi ai ka qenë nën masë sigurie arrest në shtëpi.

Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje protestuesve që të mos bllokojnë rrugët.

Të fundit