Flash News

E-TJERA

Provimi i Gjuhës së Huaj, të martën nisin zyrtarisht 'ethet' për maturantët

Provimi i Gjuhës së Huaj, të martën nisin zyrtarisht

Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor.

Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve, të cilët jo vetëm mbyllin siparin e një cikli 3-vjeçar, gjimnazin, por edhe iu shërben si trampolinë drejt universitetit.

 Rezultatet e fundit në këto provime, sikundër gjithë vitet e shkollimit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend.

Provimi i standardizuar nis në orën 10:00 njëkohësisht nga 145 qendrat e testimit. Maturantët kanë 2 orë e gjysmë kohë për t’u dhënë zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim të provimit të gjuhës angleze.

 Ashtu si dhe vitet e kaluara, teza e provimit hartohet sipas tri niveleve të vështirësisë. Ndërkohë që maturantët nisin procesin më të rëndësishëm për mbylljen e gjimnazit dhe orientimin drejt universiteteve, Rrjeti Akademik Shqiptar po përgatitet për hapjen e portalit “U-Albania”.

Katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore zhvillohen me një javë distancë nga njëri-tjetri. Pas Gjuhës së Huaj, më 10 qershor do të zhvillohet provimi kombëtar i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor testi për lëndën e Matematikës.

 E pasi të rinjtë të kenë marrë disa prej notave të provimeve tëhvilluara, më 24 qershor japin testin e fundit, atë të Lëndës me Zgjedhje, provim që tregon edhe orientimin shoqëror apo shkencor të maturantëve që do të aplikojnë në universitete.

Të fundit