Flash News

E-TJERA

Provimi i Maturës/ 28 mijë maturantë testojnë sot njohuritë në lëndën e Matematikës

Provimi i Maturës/ 28 mijë maturantë testojnë sot

Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot testit të maturës në lëndën e Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillojnë maturantët, ndërsa i fundit është më datë 24 qershor në lëndën me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.

Rreth 70% e qendrave të provimit janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin e maturës shtetërore.

Në dy testimet e para, atë të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe e Letërsisë teza e provimit u publikua 30 minuta pas nisjes së testimit.

Të fundit