Flash News

E-TJERA

Provimi i parë, në 9 qershor maturantët testojnë njohuritë në gjuhën e huaj

Provimi i parë, në 9 qershor maturantët testojnë

Këtë të enjte, në 9 qershor, 33 mijë maturantë pritet t’i nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore.

Bëhet fjalë për testin e gjuhës së huaj. Sipas A2 CNN, Ministria e arsimit i ka rikthyer mësuesit në rolin e hartuesve të tezës për të siguruar që pyetjet e provimit të jenë brenda programit mësimor.

Pas testit të parë të maturës shtetëror, në 11 qershor do të mbahet provimi i gjuhës shqipe, në 17  lënda e matematikës dhe në 24 qershor do të jetë provimi më zgjedhje. Sipas udhëzimit  të maturës, provimet nisin në orën 10:00 të mëngjesit dhe zgjasin 2 orë e gjysmë

 

 

Të fundit