Flash News

E-TJERA

Provimi Vlerësues Parauniversitar, Vokshi denoncon: Ministrja certifikon militantët, Kushi paralajmëron padi: Provo akuzat

Provimi Vlerësues Parauniversitar, Vokshi denoncon: Ministrja certifikon

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar skandalin me provimet Vlerësuese Parauniversitare.

Sipas Vokshit, nga një denoncim i bërë në Elbasan, ministrja e Arsimit Evis Kushi certifikon vetëm militantët e partisë duke bërë publike pyetjet me porosi të ministres.

“Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani. Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS”, shkruan Vokshi.

Nga ana tjetër, denoncimit të deputetes i është përgjigjur vetë ministrja e Arsimit. Kushi sfidon Vokshin të nxjerrë faktet që provojnë akuzat ndaj ministres ose në të kundërt do të përballet në rrugë ligjore.

Nëse Vokshi fakton të vërtetën, Kushi treogon se është e fatshme të dorëzojë detyrën.

“Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve. Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje. Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje”, shkruan Kushi.

Të fundit