Flash News

E-TJERA

Provokuan Kosovën, gazetari i AP-së kap “mat” futbollistin serb (video)

Provokuan Kosovën, gazetari i AP-së kap “mat” futbollistin

Provokimi që futbollistët serbë iu bënë shqiptarëve nga Katari ka tërhequr vëmendjen edhe të gazetarëve, që po ndjekin botërorin nga afër.

Një prej futbollistëve, Marko Grujic, është kapur “mat” gjatë një konferencë për mediat. Neil Barker, gazetari nga “Associated Press” e pyeti serbin përse shpalosën flamurin e tyre me hartën e Kosovës në dhomat e zhveshjes.

“Pse lojtarët zgjodhën ta vendosin atë flamur në dhomën e zhveshjes”, ishte pyetja e gazetarit, por menjëherë ndërhyri zëdhënësi i federatës serbe.

Milan Vukovic tha se pyetjet duhet të përqëndroheshin vetëm te sfida e Serbisë me Kamerunin.

Të fundit