Flash News

E-TJERA

PS bllokon arrestimin e Ballukut, mesazhi i ambasadës suedeze: Presim që drejtësia të veprojë pa pengesa

PS bllokon arrestimin e Ballukut, mesazhi i ambasadës suedeze: Presim

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një reagim të bërë, ambasada suedeze ka përcjellë një mesazh të qartë duke kërkuar që drejtësia të veprojë pa pengesa. Suedia thekson rëndësinë që ka hetimi i korrupsionit në procesin e integrimit.

“Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja penale efektive e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta.

Ne presim qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Udhëheqja politike shqiptare mbetet përgjegjëse për garantimin e këtij procesi”, shkruan ambasada e Suedisë.

Të fundit